Kosova

Cameron nuk njeh limite: Rusia, përmes Serbisë, do të destabilizojë rajonin

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik nuk është kursyer së shprehuri qëndrimin aktual të Mbretërisë së Bashkuar, e disi edhe të aleatëve të tjerë karshi Serbisë, e cila është ende subjekt i hetimeve nëse shteti ka gisht në agresionin e 24 shtatorit.

“Duhet të shprehim frustrim të madh karshi qëndrimit të Qeverisë në Beograd. Ne nuk kemi ndryshuar mendim se duhet t’i japim një mundësi Serbisë që të ketë synime euro-atlantike dhe nuk kemi ndryshuar mendim se nëse ata e duan një të ardhme të tillë, duhet t’u ofrohet. Por ndjej një frustrim që rritet për faktin se ata sillen në këtë formë dhe bëjnë nga këto gjëra dhe ne duhet të jemi të qartë përsa i përket kësaj. Nuk e di nëse BE dhe ShBA ndjenjë të njëjtin frustrim, duhet t’i pyesni ata, por kam vërejtur nervozizëm edhe tek ata gjatë bisedave, sepse ajo që ndodhi në Banjskë ishte rrezik i jashtëzakonshëm”

Rasti i Banjskës dhe jo vetëm, sipas Cameron, duhet t’i shërbejë perëndimit për ta rishikuar qasjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, natyrisht edhe në Kosovë, i bindur edhe për qëllimet e Rusisë për destabilizim, për të cilat tha se po përdorë veglat e saj në Ballkan, përfshi Serbinë.

“Pozicioni i perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është marrë në një kohë para invazionit rus në Ukrainë dhe duhet të mendojmë shumë se çfarë ka ndryshuar sepse padyshim se Rusia dëshiron që të bëjë më shumë për ta destabilizuar Ballkanin, dëshiron të bëjë më shumë përmes veglave të saj, përfshirë Serbinë, dëshiron ta shndërrojë atë zonë në një vend më pak të sigurt, prandaj ne duhet të ngremë zerën tone” – u shpreh Sekretari i Jashtëm britanik.

TRENDING

Exit mobile version