Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së të organizohet para fundit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësi, pavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret të njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit të ri Joe Biden. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon të mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit: Zëri i Amerikës: Zoti Palmer duket se fillimi i negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të shtyhet përsëri. Cila mendoni se është arsyeja që BE-ja nuk është gati për fillimin e tyre? Matthew Palmer: Nuk dua të flas për Bashkimin Evropian. Do të flas për Shtetet e Bashkuara. Në emër të Shteteve të Bashkuara mund të përforcoj dhe rikonfirmoj mbështetjen tonë të fortë për perspektivën, rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik. Zëri i Amerikës: Ka vende në Bashkimin Evropian që kanë dyshime serioze nëse Shqipëria është gati. Duke pasur parasysh situatën me Gjykatën Kushtetuese, nuk mendoni që ato janë të justifikuara të jenë më të tërhequra dhe jo të gatshme t’i hapin këto negociata? Matthew Palmer: Mendoj se Shqipëria ka bërë shumë. Nëse sheh çështjen e reformës zgjedhore, reformat për të cilat ishte rënë dakord, të kthyera në legjislacion në përputhje me rregullat e ODIHR-it, mjaft kohë përpara zgjedhjeve të prillit. Ishte një hap përpara dhe një fitore për demokracinë e Shqipërisë. A ka akoma për të bërë? Sigurisht. Pa dyshim në fushat e shtetit ligjor dhe reformës juridike, do të donim të shihnim që Shqipëria të bëjë më shumë. Do të donim që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe të gjykojë çështje, do të donim të shihnim një pakësim të çështjeve të prapambetura, rreth 35 mijë prej tyre që presin të gjykohen nga Gjykata e...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë. Në 24 orët e...
ITALI- Ditën e sotme ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga Kryeministri i Italisë Giussepe Conte për implementimin e masave të reja anti-COVID, kjo ka ardhur...
Zvicra ka marrë vendim të ri në lidhje me masat parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Zyra Federale e Shëndetit Publik...
NEW YORK- Disa prej njerëzve që kanë kaluar koronavirusin, janë shprehur se kanë hasur probleme me dhëmbët, shkruan New York Times. Një 43-vjeçare nga New Yorku, Fara Kemili,...