Kulture

Çelet ekspozita Gjuha shqipe nga Manastiri në Drejtshkrim

Çelet ekspozita fotografike dhe dokumentare
“Nga alfabeti në drejtshkrim” në Kalanë e Tiranës
Në datat kur u edhe mbajt Kongresi i Drejtshkrimit në vitin 1972, më 20-25 Nëntor do të qëndrojë e hapur ekspozita fotgrafike dhe dokumentare e cila sjell për publikun imazhe dhe dokumente që dalin nga fondet arkivore.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim në ATSH-në dhe Kalanë e Tiranës zgjedhin ta shënojnë këtë ngjarje historike përmes kësaj ekspozite, në një mjedis publik siç është kjo hapësirë ekspozimi e kalasë, për cilindo të interesuar.
Në ceremoni:
Elsa Saka, DPA
Rozana Rushiti, Studiuese
Klodiana Toptani, Kalaja e Tiranës
Duke qenë se Kongresi i Drejtshkrimit ishte rrjedhojë e një procesi të gjatë përpjekjesh për shqipen standarde, në panelet e kësaj ekspozite do të gjeni momente me rëndësi që nga Kongresi i Manastirit i cili mori vendimim e rëndësishëm që për shkrimin e shqipes të përdorej ky alfabet, që ne kemi edhe sot.
Nëse për studieusit dhe historianët, këto janë dokumente dhe fotografi të cilat kanë mundur t’i kenë në duar pasi kanë kryer studime mbi këto ngjarje me rëndësi.
Për studentët dhe për qytetarët, ekspozimi në këtë hapësirë publike në kryeqytet, është me jo pak ineters pasi kështu mund të shohin nga afër disa ngjarje dhe personazhe me rëndësi jo vetëm për historinë e gjuhës shqipe por për historinë e vendit.
Deri më 25 Nëntor në mbrëmje, kushdo mund ta shohë këtë ekspozitë në Kalanë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version