Pinknews

Çfarë di të bësh në jetë, përveçse të jesh femra e dikujt?”, këngëtarja i kthehet keq ndjekëses

Këngëtarja Egli Tako është përfshirë prej vitesh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me aktorin Olsi Bylyku. Por ajo që e bëri më të famshme dhe më të komentuar në media rozë e në rrjete sociale nuk ishte lidhja, por ndarja me aktorin. Që pas ndarjes, Egli Tako i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim total në peshë. Në një foto të postuar së fundmi, Egli ka marrë një koment nga një ndjekës që i thotë nëse di të bëj diçka tjetër përveçse të jetë prona e dikujt. Egli nuk e ka anashkaluar këtë koment, madje i është përgjigjur. “Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”, shkruan ajo.

TRENDING

Exit mobile version