Connect with us

Aktualitet

Çfarë ndodhi/ Të fshehtat e Berishës në SPAK – Shkrim nga Ylli Pata

Të mësuar me konfuzionin propagandistik që Sali Berisha i bën çështjes për të cilin është në hetim, e natyrisht sulmit politik e shantazhit ndaj SPAK, ajo që kishte më shumë interes sot ishin jo fjalët që thotë, po rata që nuk thotë, dhe gjuha e trupit, mizaskena, kodi i paraqitjes e të tjera. Marrja në pyetje e një zyrtari nën hetim, për çështje që janë përgjithësisht publike, janë gjithmonë ngjarje. Kjo si në aspektin penal e juridik, pasi Prokuroria shënon e verbalizon në të shkruar deklaratat e të hetuarit, në lidhje për t’i shërbyet hetimit, ashtu edhe në aspektin politik, pasi shikohet qëndrimi që mban një njeri me imunitet politik përballë ligjit.

 

Advertisement