Politike
Chris LaCivita në Tiranë/ Mediu: E solli PD, është dëshira e tij të ndryshojë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka komentuar mbrëmjen e sotme ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita, i cili do të jetë edhe udhëheqësi i fushatës së opozitës për zgjedhjet e 11 majit.
Mediu theksoi se LaCivita në Shqipëri është sjellë nga Partia Demokratike.
Fatmir Mediu: Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s.
Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio.

