Connect with us

Bota

Çmimi i vaksinës antiCovid/BioNTech: Do të jetë i ndryshëm mes rajoneve

BioNTech, kompania e parë që ofron prova të një vaksine funksionale të Covid-19, po planifikon të vendosë një çmim poshtë “normave tipike të tregut” për regjimin me 2 injeksione, dhe çmimi do të ndryshojë mes vendeve dhe rajoneve.

Kreu i strategjisë së firmës gjermane të bio-teknologjisë, Ryan Richardson, tha se çmimi i vaksinës, që po zhvillohet së bashku me gjigantin amerikan Pfizer, dhe që nuk ka marrë ende miratim rregullator, do të reflektojë rreziqet financiare që investitorët e sektorit privat të kompanisë kanë pranuar.

“Jemi përpjekur të ndjekim një qasje të balancuar që pranon se inovacioni kërkon kapital dhe investime, e për rrjedhojë planifikojmë ta çmojmë vaksinën poshtë normave tipike të tregut, duke reflektuar situatën ku ndodhemi dhe objektivin për akses në të gjithë botën”, – tha ai. Richardson shton se pritet të ketë çmime të ndryshme në rajone të caktuara të botës, pa ofruar detaje për vendet specifike apo për çmimin.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *