Connect with us

Politike

“Çoji 100 mijë euro…”/ Bardhi: Lashë telefonin në SPAK

PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Bardhi: Lashë telefonin tim personal për të gjitha të dhënat e nevojshme për të verifikuar mesazhet shantazhuese që më kanë ardhur në Signal në telefonin tim personal. Dua të qartësoj mediat që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Janë dokumenta që janë prodhuar për të më shantazhuar. Në dijeninë time kanë ndodhur edhe me persona të tjerë. Kjo ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK. Sajohen përmbajtje të rreme me qëllim shantazhimin e një deputeti. Është e konfirmuar se ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë! Jam duke mbledhur të dhëna që i pasqyrojnë si të vërteta. Së dyti, SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme që të identifikojë nga ka ardhur mesazhi për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë, por edhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim, por kam besim. Kam bindjen se kjo është një çështje me interes të SPAK, askush nuk mund të guxojë që të fabrikojë të dhëna të rreme. Personat që kanë sajuar janë ose subjekte të krimit, ose zyrtarë të lartë. Nuk më mori kush në pyetje sepse nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. I thashë sqarime prokurorëve Dumani dhe Shehu. Sqarime? Nuk i dhashë sqarime, por i vura në dispozicion telefonin tim. Duken me sy të lirë që janë mashtrim. Unë i publikova duke thënë që janë sajim. Ju vazhdoni t’i pasqyroni si të vërteta. Mu tha zyrtarisht nga prokurorët që ato formate nuk ekzistojnë. Nuk kishte emra OPGJ-je. Kishte dy firma të falsifikuara. Mediave u është dërguar pa emra. Do iu lutesha që të bëheni zëdhënës të së vërtetës dhe jo të krimit të organizuar. Nëse e keni bërë duhet të referoni atë që kam thënë që ditën e parë. Unë i kam publikuar që janë biseda të sajuara. Unë sot kam hapur median tuaj dhe ato edhe sot që jam këtu dhe është konfirmuar se janë të sajuara, i transmetojnë si të vërteta. Qëllimi im është që të vërtetohen se janë sajesë. Këtë e kam miqësore, kam respekt për ju personalisht, kam respekt për mediat dhe televizionet, por sajesa të tilla nuk mund t’i jepet zë. I kanë shkuar edhe të tjerë, por nuk kam emra. Janë paraqitur në SPAK, por nuk janë zëdhënësi i tyre

Pse ju duhet Signal?

Signal, WhatsApp janë platforma që përdoren për komunikim.

Keni lidhje me Ervis Martinajn?

Bardhi: Zero! Nëse do të ekzistonin do të ishin reale. Gazment bardhi nuk ka pasur dhe nuk do të ketë lidhje me asnjë kriminel. nëse do ta kisha nuk do kisha guximin që t’i përmendja pa u frikësuar. E bëj sepse nuk kam lidhje.

Advertisement