Bota
Conte siguron fëmijët: Ai udhëton me maskë dhe leje udhëtimi…
Kryeministri Giuseppe Conte i i ka siguruar vogëlushët që i ka kërkuar të mos ndalojë babagjyshin për shkak të masave parandaluese, që ati nuk do i mungojë edhe pse në kohë pandemie. Me anë të një postimi në Facebook Conte i është përgjigjur djaloshit duke thënë se babagjyshi mund të mbajë maske dhe mund të udhëtojë në të gjithë botën me një leje udhëtimi.
“Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon. Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”, shkruan Conte.
Gjithashtu, Conte e ftoi djalin të vendosë poshtë pemës, përveç qumështit të nxehtë dhe biskotave dhe një shishe me xhel dezinfektues. Djaloshi i quajtuar Tommas i kishte dërguar një letër kryeministrit ku i kërkonte që mos të bllokonte babagjyshin. Ndërkohë djaloshi ka qenë i infektuar me Covid-19 më herët dhe ka fituar betëjën e të.