Connect with us

Aktualitet

Covid-19/ Mjeku i njohur jep detaje mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri, tregon kur pritet të marrë fund ‘makthi botëror’

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka deklaruar se në Shqipëri është arritur maksimumi i përhapjes së infeksionit.

“Kemi një nivel mjaft të lartë të infeksionit. Mendoj se kemi arritur në majën e kurbës, por sesa kjo do të vazhdojë nuk mund të themi. Jemi larg imunitetit të tufës, jemi në gjysmë të rrugës”, u shpreh Sulçebe në A2.

Imunologu u shpreh më tej se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke e bëra atë më të ngjitshëm, por fatmirësisht nuk kanë rritur gravitetin e sëmundjes. “Mendohet se këto mutacione nuk do të ndikojnë në efektshmërisë së vaksinës. Vaksinimi është drita në fund të tunelit”.

Mjeku, duke u mbështetur te vaksina, theksoi se në Shqipëri situata do të jetë shumë më e qetë verën e ardhshme. “Unë mendoj se nëse ne do të fillojmë vaksinimin në fillimin në vitit 2021, në gjysmën e parë të vitit që vjen, ne do të kemi një rënie të theksuar të infeksionit”

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *