Bota
Covid/ Ja si do të merret nga ne vaksina e Pfizer-BioNTech
Kompania Pfizer, e cila prodhon vaksinën anti-Covid bashkë me gjermanen BioNTech do të jetë në gjendje të furnizojë 50 milionë doza deri në fund të vitit 2020 dhe 1.3 miliardë deri në fund të vitit 202.
Dozimi dhe ruajtja
Dozat që do të injektohen me tre javë larg nga njëra tjetra janë dy. Eksperimentimi ka treguar një përgjigje të shkëlqyeshme, deri 90%. Vaksinat duhet të mbahen në një temperaturë prej -75 gradë, por ato mund të ruhen në frigorifer, midis 2 dhe 8 gradë, për pesë ditë para përdorimit.
Vaksina e zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech bazohet në një nga teknologjitë më innovative.
Vaksina përdor sekuencën e materialit gjenetik të koronavirusit, përkatësisht acidit ribonukleik (Rna).
Fauci: Së shpejti do të kemi dy vaksina
Për Enthony Fauci, kryevirologu amerikan, shpresa është që së shpejti ndoshta do të kemi dy vaksina. Vaksina e zhvilluar nga Curevac është gjithashtu në fazën e tretë të testimeve.
Vaksina e Pfizer-BioNTech është testuar tek vullnetarët e moshës midis 16 dhe 85 vjeç, dhe kohët e fundit kompania njoftoi se do të testohet gjithashtu tek njerëzit me HIV pozitiv dhe tek pacientët me hepatit B dhe C.