Bota
Covid – Mbi 67 mln të prekur në gjithë botën, Japonia dhe Korea e Jugut ‘dorëzohen’ dhe kërkojnë ndihmë nga ushtria
Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 67 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkoohë që 1,541,897 persona kanë ndërruar jetë. Nga të prekurit nga pandemia janë shëruar mbi 46 milionë pacientë.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 173,861 persona, duke e çuar numrin në total mbi 15 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,076 njerëz dhe numri në total ka shkuar 288,906. Më shumë se 101,000 pacientë janë shtruar në spital, një numër rekord i lartë që shton presionin ndaj kujdesit shëndetësor. India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 402 persona të infektuar dhe në total ka arritur 9,677,203 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 140,590.
Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë. Franca është një nga vendet që gjatë valës së dytë të pandemisë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë ka vendosur masat izoluese më herët se vendet e tjera në Evropë. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pozitiv 11,022 persona, duke e çuar numri në total 2,292,497. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 174 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 55,155.
Gjermania, po ashtu është një nga vendet që ka shënuar rritje të infektimeve dhe si pasojë masat izoluese të vendosura janë shtyrë deri në 10 janar. Ndërkohë gjatë orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar mbi 14,750 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,84,845 dhe kanë ndërruar jetë mbi 184 pacientë dhe shifra në total e vdekje është 18,159.
Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në valën e parë, por dhe në valën e dytë në vend është shënuar një numër i lartë infektimesh, ku vendi ka hyrë në izolim total. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 18,887 raste të infektimit me Covid-19, duke e çuar numrin në total 1,728,878. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 564 pacientë dhe shifra në total është 60,078.
Greqia po ashtu ka vendosur masa parandaluese në një pjesë të vendit dhe ka vendosur një zgjatje të masave deri në muajin janar edhe ka ndaluar grumbullimin për festa. Sakaq, prej gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 903 persona, duke e çuar numrin në total 115,471. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 101 pacientë, duke e çuar numrin në total 3,003 njerëz.
Ndërkohë që në Azinë e Largët është kërkuar ndihma e forcave të ushtrisë për të ndihmuar personelin mjekësor. Japonia dhe Korea e Jugut ka kërkuar që ushtria të ndihmoë në gjurmimin e kontakteve