Bota
Covid në Angli – Mësuesit dhe nxënësit do të testohen çdo javë
ANGLI- Qeveria angleze ka bërë të ditur se njerëzit duhet që të marin vetë vendimet në lidhje me situatën e Covid-19 në Krishtlindje. Në një deklaratë për mediat sekretari i shtetit për strehimin Robert Jenrick është shprehur se nuk duhet që qeveria të tregojë njerëzve se si ta trajtojnë këtë situatë pasi ata janë të aftë për të gjykuar dhe se e kanë në dorë për të vepruar.
“Nuk është qeveria që duhet t’u tregojë njerëzve saktësisht se si ta trajtojnë këtë situatë. Ju nuk mund të vendosni ligj për çdo eventualitet, ju duhet t’u kërkoni njerëzve që në fund të përdorin gjykimin e tyre personal”, tha Jenrick.
Ndërkohë që në lidhje me fillimin e vitit shkollor në janarë, qeveria ka vendosur që mësuesit dhe të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të testohen çdo javë. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i arsimit Gavin Williamson, i cili9 tha se ky është një momenti hiostorik pasi në shkolla do të jepen teste të shpejta
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Britaninë e Madhe janë regjistruar 1,888,116 persona me Covid-19 ndërkohë që 64,908 të tjerë kanë humbur jetën.