Bota
Covid-Studimi: Një në 5 pacientë të shëruar infektohet përsëri
Disa pacientë të rikuperuar nga Covid-19 mund të jenë sërish pozitivë edhe pse te ata mund të mos shfaqen më simptoma.
Ky është konkluzioni I nxjerrë nga një studim I kryes nga mjekë, studiues dhe profesorë të Fondacionit Poliklinik të Universitetit Agostino Gemelli IRCCS dhe të Universitetit Katolik në Itali.
Kanë nevojë për një karantinë të re?
“Për momentin nuk dihet nëse këta pacientë janë infektues, sepse testi molekular nuk është ekuivalent i një kulture virale dhe, për këtë arsye, nuk lejon të konstatohet nëse mostra e marrë nga faringu i pacientëve paraqet virus jetësor dhe, rrjedhimisht, të transmetueshëm “, shpjegon Profesor Maurizio Sanguinetti, Profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin Katolik dhe drejtor i Departamentit të Laboratorit dhe Sëmundjeve Infektive të Poliklinikës Gemelli. Zbulimi i të ashtuquajturës ARN replikuese virale propozohet nga autorët si një tregues i pranisë së një virusi potencialisht të transmetueshëm, por do të nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar mundësinë e infektimit që ata mund tju bëjnë të tjerëve
Studimi
Studimi u krye mbi 176 pacientë të rikuperuar nga Covid. Rreth 50 ditë pas diagnozës së Covid-19, mostrat nazofaringeale të këtyre pacientëve u analizuan për praninë e ARN virale totale (gjenomike).
Sipas profesor Sanguinetti, nga 176 pacientë të rikuperuar, 32, pothuajse 1 në 5, rezultuan pozitivë për SARS CoV-2, megjithëse në shkallë të ndryshme.