Connect with us

Kosova

Cramon kundër litiumit që do ta forconte pushtetin e Vuçiçit

Ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Crammon ka reaguar pas vizites ne Beograd te kancelarit gjerman dhe nenshkrimit te memorandumit mes Gjermanise, ne emer te Bashkimit Europian, dhe Serbise në lidhje me “partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, kryesisht litiumin” dhe ka deklaruar se nuk do që litiumi i Serbisë të shkojë në favor të pushtetit të presidentit serb, Alleksander Vuçic.

Në një reagim të saj në platformën X, ajo tha se BE-ja vërtet ka nevojë për litium, por jo në këtë formë.

“Kam frike se e gjitha kjo do te shfrytezohet nga aleksander Vucic per te forcuar pushtetin e tij. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë fjalë të huaja për të. Media pothuajse eshte tërësisht nën kontrollin e tij” –  është shprehur Von Cramon në reagim.

Advertisement