Kronike
Çudira shqiptare, dy gra rrihen me njëra-tjetrën për…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/policia-12.jpg)
Një sherr banal ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kamenicë në Korçë mes dy grave të fshatit. Mësohet se sherri ka ndodhur me motive të dobta dhe një prej grave nga lëndimet e mëdha ka përfunduar në spital. Shkak për sherrin e ndodhur mes dy grave është bërë uji për vaditjen e tokave.
Teksa një nga gratë po vadiste, një tjetër ka mbyllur ujin. Kjo gjë ka sjellë edhe nisjen e konfliktit mes dy grave. Fillimisht sherri ka nisur me fjalë por më pas ka degraduar në dhunë fizike. Njëra prej grave u transportua në spitalin e Korçës për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që gruaja tjetër është transportuar për në rajonin e policisë për të dhënë dëshminë për ngjarjen.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)