Kronike

Cukali, 30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit

GJKKO nis gjykimin për një tjetër grup të vrasjeve me pagesë. Pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Jamaku, kaloi për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit. Dosja për ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka kaluar për gjykim në GJKKO.

Pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku, vrasës me pagesë të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ata janë të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës më 9 shkurt në Kamëz

Enver Jamaku tha se Cukali i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim që t’i vendoste tritolin mjetit të Menës. Vëllezërit dhe Cukali janë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje e lëndë shpërthyese. Pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë.

Në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version