Aktualitet
Dalin rezultatet e provimit të parë të maturës, Kushi: Rreth 24%…

Rezultatet e provimit të parë të maturës, gjuha e huaj kanë dalë këtë të shtunë.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kalueshmëria në këtë provim është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
“Jam optimiste për rezultatet e para të 
maturantëve tanë në
provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren
me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde”, shkruan Kushi.




Linku i rezultateve: http://qsha.gov.al/infos/matura_2023/d3/D3_rezultate.pdf

