Connect with us

Kosova

Deklaratat për sulm nga Serbia përpjekje për të fituar simpatinë ndërkombëtare

Marco Prelec, hulumtues në organizatën e pavarur te zgjidhjes se krizave, beson se diskursi i Qeverisë së Kosovës për mundësinë e ndonje sulmi nga ana e Serbisë apo përsëritjes eventuale të një situate si më 24 shtator të vitit të kaluar, kanë për qëllim fitimin e simpatisë së ndërkombëtarëve.

Perëndimi, si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, është i shqetësuar me Rusinë, praandaj sipas Prelec, Albin Kurti po synon që ta nxjerrë Serbinë si pro-ruse.

“Keto lloj deklaratash duhet të merret si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të fituar simpatinë e Perendimit. Shumica e aleatëve perëndimorë janë të shqetësuar me Rusinë dhe për kryeministrin Kurti, çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbine si pro-ruse, duket se ka kuptim” –  ka thënë Prelec, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Kujtojme se Prelec në një intervistë për Zërin e Amerikës kishte thënë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve mund të nxisë tensione të reja në Veriun e Kosovës. Në vlerësimin e tij kjo çështje vlen të trajtohet në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – si një gjest miqësor ndaj BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Mendoj se ka kohë që dialogu është në një lloj kome… Por, ajo që dialogu mund të bëjë është të trajtojë çështje të nivelit më të ulët si çështja se çfarë të bëhet me urën kryesore në Mitrovicë” – theksoi Prelec

Advertisement