Lifestyle
Dëmet shëndetësore që shkakton manikyri; Vetëm 10 orë pas përdorimit këto gjëra ndodhin në trupin tuaj
Siç është bërë e ditur tashmë, manikyri duhet të përdoret sa më rrallë. E keni vënë re të gjitha që pas një përdorimi të gjatë, thonjtë do t’ju thahen dhe do të marrin ngjyrë të verdhë. Mirëpo, ky aksesor i kozmetikës shkakton shumë më shumë dëme se ato që shohim. Rreziku i manikyrit qëndron te disa prej substancave toksike me të cilat përbëhet. Disa prej tyre janë këto që po ju tregojmë më poshtë:
Toulene: është një tretës që u jep thonjve shkëlqim dhe ruan pigmentin. Toulene mund të ndikojë në sistemin qendror nervor dhe të shkaktojë çrregullime, dhembje koke, gjendje pafuqie dhe të përziera. Këto janë disa nga pasojat e kësaj substance të manikyrit.
Formaldehyde: është gaz pa ngjyrë që ndihmon fortësinë dhe qëndrueshmërinë e manikyrit. Nëse jeni alergjike, kontakti me këtë substancë mund të shkaktojë dermatit dhe djegie kimike. Në shumë raste, mund të shkaktoj edhe takikardi.
Dibutyl Phthalate përdoret si aromë. Prania e këtij komponenti të rrezikshëm mund të shkaktojë sëmundje gjinekologjike dhe çrregullime të aparatit të frymëmarrjes.
Vendosni vetë!