Connect with us

Aktualitet

Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët e kualifikuar për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  përfundoi këtë të enjte verifikimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit nga kryetarja Holta Zaçaj.

Bëhet me dije se  kandidati Denar Biba  është tërhequr nga gara.  Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.

Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024 janë:

Alban Toro,  Alma Faskaj Asim Vokshi  Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe  Naureda Llagami.

 

 

Advertisement