Connect with us

Rajon

‘Dera u mbyll’/ Artikulli i medias serbe: Rama goditi Kurtin

Mediat në Serbi i kanë kushtuar një artikull deklaratave të kryeministrit Edi Rama për situatën në veri të Kosovës. ‘Alo.rs’ shkruan se Rama kritikoi Kurtin për shkak të situatës që është krijuar në veri të Kosovës.

‘Albini nuk donte një bisedë kokë më kokë për këtë temë, sepse lexon sondazhet dhe gëzohet që po i shtohen pikët”, tha Rama‘- shkruan media e huaj.

Sipas tyre, Rama përsëriti se mbledhja e përbashkët e dy qeverive nuk mund të bëhet, pasi sipas tij situata nuk është aspak normale.

Marrëveshjet që ishin gati për t’u nënshkruar mund të nënshkruheshin pa qenë nevoja të demonstrohej se gjërat janë normale, sepse nuk janë normale, janë të këqija”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk është aspak i kënaqur që bashkësia ndërkombëtare “ia mbylli derën” Kosovës dhe kryeministrit Kurti.

“Është fatkeqësi të prishësh lidhje kaq të forta me komunitetin euroatlantik. Jam i gatshëm të takohem me Albinin në çdo kohë, në planin personal nuk kemi probleme, por në planin konceptual kemi probleme të mëdha”, tha Rama.

Advertisement