Aktualitet
Dështon protesta, bizneset e vogla nuk i përgjigjen thirrjes

Në rrjet u njoftua se do të zhvillohet një protestë simbolike e bizneseve.
Në njoftim u tha se bizneset e Shqipërisë do të ulin qepenat në orën 10:00 deri në 11:00 të kësaj të shtune.
Mirëpo ka kaluar gjysmë orë dhe protesta ka dështuar, pasi vetëm pak nga bizneset e vogla i janë përgjigjur thirrjes së shoqatës për të dalë në protestë.
Drejtuesit e këtyre bizneseve të vogla e të mesme kanë vijuar normalisht me aktivitetin e tyre.
Kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto tha në prononcim për mediat mëngjesin e sotëm se qeveria duhet të kthjellohet dhe të marrë masa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.

