Rajon

Dështuan bisedimet, Vuçiç thirrje serbëve

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia pasi iu drejtua publikut lidhur me negociatat e dështuara në Bruksel. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç teksa u ka bërë thirrje serbëve të ruajnë qetësinë, po ashtu edhe tu përgjigjen provokimeve.

“Këtu jam me serbët tanë nga Kosova dhe Metohia. Ne vetëm kërkuam që të jenë të kujdesshëm, të jenë të qetë, të ruajnë paqen dhe stabilitetin, t’i përgjigjen arrogancës së të tjerëve ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë. Ne vetëm duam të mbrojmë tonat dhe asgjë më shumë. Kështu që jam i sigurt se si komb do të tregojmë pjekuri dhe do të ruajmë vatrat tona”, shkruan Vuçiç.

Ditën e djeshme, nuk u arrit asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

TRENDING

Exit mobile version