Kosova
Dhjetë të vdekur dhe 707 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, dhjetë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 707 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste ( vjeç), Dragash 1 rast ( vjeç), Istog 1 rast ( vjeç), Klinë 1 rast ( vjeç), Podujevë 1 rast ( vjeç), Shtime 1 rast ( vjeç), Vushtrri 1 rast ( vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet e reja dalin pas testimit të 1,831 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 550 pacientë, duke e çuar në 21,043 numrin e pacientëve të shëruar nga COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që prej paraqitjes së pandemisë së koronavirusit është 34,295, prej të cilëve 914 pacientë kanë vdekur.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 12,338.