Kosova
Dhunoi motrën e tij, policia kosovare arreston një person
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/policia-koso.jpg)
Një person është arrestuar në rajonin e Gjakovës.
Ai dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij.
I njëjti ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Në orët e pasditës në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejme ligjore”, tha Hoxha
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)