Connect with us

Kosova

Dhunuan të moshuarën, zbulohen emrat e dy punonjësve të tjera

Janë bërë publikë edhe emrat e dy punonjësve të tjera që bashkë me Autorna Pelajn, dhunuan e filmuan të moshuarën në Pejë. Dy punonjëset, të cilat, qeshnin dhe filmonin skenën e dhunës ndaj të moshuarës në azil quhen Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi.

Të treja janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në pranga. Infermierja Aurona Pelaj është vajza që shihej në videon e publikuar në të gjitha mediat. Ajo e dhunonte të moshuarën, nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, ndërsa të tjerat filmonin e qeshnin.

Advertisement