Rajon
Dialogu Kosovë-Serbi/ Borell: Nuk jemi arbitër, por më shumë se kaq
BE-ja duhet të shmangë krijimin e ‘varësive’ të reja dhe të ofrojë një alternativë për vendet partnere ndërsa riformulon qasjen e saj diplomatike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kështu tha për EURACTIV kryediplomati Josep Borrell.
“Ne nuk po kërkojmë të zëvendësojmë partneritete të tjera – dhe sigurisht nuk jemi të interesuar të krijojmë varësi të reja,”- tha Borrell kur u pyet nëse e sheh rrezikun që evropianët mund të përsërisin gabimet e tyre me Rusinë me Kinën.
I pyetur nëse ai mendon se marrëdhënia e BE-së me pushtetin ka ndryshuar, Borrell tha se blloku nuk mund të pretendojë të sillet si një shtet, me diplomacinë e tij që është “një miksim e 27 shteteve anëtare”.
“Por ne mund të bëjmë shumë duke përdorur kapacitetin tonë bindje dhe duhet ta bëjmë. Pushteti nuk është vetëm fuqi ushtarake. Ne nuk jemi një OJQ, ne kemi një mentalitet të caktuar politik, i cili nuk mund të imponohet sepse atëherë rrezikojmë një reagim ndaj refuzimit të botës në zhvillim,” shtoi ai.
DIALOGU KOSOVË-SERBI
Në lidhje me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha: Ne nuk jemi ndërmjetës, as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy duan të bëhen anëtarë të BE-së.
Por dje, pas dialogut të zhvilluar prej më shumë se 7 orës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pati shumë kritika ndaj tij. Një ditë më parë edhe kryeministri Kurti ishte i pakënaqur me Borell, ndërsa presidentja Vjosa Osmani shkoi edhe më tej duke e cilësuar të njëanëshëm në trajtimin e çështjes së reciprocitetit të targave. Por deklarata u hodh poshtë nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.