Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ngrihet një Agjenci e re e planifikimit dhe zhvillimit e cila do të ndihmojë çdo bashki të menaxhojë si duhet territorin.
“Do e përfshijmë menjëherë dhe ndërkohë do të procedojmë më pas me krijimin e Agjencisë kombëtare të planifikimit dhe zhvillimit si një agjensi me shtrirje në territor dhe përfaqesi në cdo bashki.
Do ta kenë më të lehtë nga pikëpamja teknike sa i takon zhvillimit të territorit ku do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh, të krijojmë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Do na japë mundësi të kemi burime njerëzore më cilësore në territor”, tha Rama.
Edi Rama: Kemi një problem shumë të madh, është toleruar për një kohë të gjatë nga bashkitë, janë kantieret e ndërtimit që skanë lidhje me respektin ndaj të tjerëve, mjedisin, sigurinë, kantiere që sjanë kantiere, rrethime që nuk janë rrethime, ndotje e patolerueshme. Do të bëhet dhe një ndërhyrje kuptimplotë në raport me kantieret, për kriteret që duhet të përmbushin.
Ka dhe një sport tjetër në Tiranë dhe në zonat bregdetare ata zhvillues që marrin një leje, pa e marrë në dorë, kuturisën të fillojnë të hapin gropa dhe me një abuzivizëm përdoret një nen 6 për punime paraprake që kane prodhuar pallate pa leje. Masat që do të marrim do të jenë drastike. Kemi menduar për gjithçka por është lënë jashtë dhe në mënyrë të përsëritur në kuvend kja patur ndërhyrje në minutën e fundit që kanë shkuar në favor të ndërtuesve,
Do e përfshijmë menjëherë dhe ndërkohë do të procedojmë më pas me krijimin e Agjencisë kombëtare të planifikimit dhe zhvillimit si një agjensi me shtrirje në territor dhe përfaqesi në cdo bashki.
Do ta kenë më të lehtë nga pikëpamja teknike sa i takon zhvillimit të territorit ku do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh, të krijojmë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Do na japë mundësi të kemi burime njerëzore më cilësore në territor.