Connect with us

Aktualitet

DOKUMENTI- U shkarkua nga drejtimi i Policisë Lezhë, ja detyra e re që merr Bushati

Vehbi Bushati, që u shkarkua nga drejtimi i Policisë së Lezhës për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë deklarimin e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, ka marrë detyrën e re këtë të martë.

Nga burime pranë policisë, mësohet se Bushati do të marrë postin e këshilltarit në kabinetin e drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit. Emërimin e Bushatit në këtë post e ka firmosur vetë drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, sikurse duket në dokumentin e siguruar nga Top Channel.

DOKUMENTI- U shkarkua nga drejtimi i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati

Vehbi Bushati ushtroi detyrën si drejtor i drejtorisë vendore të Lezhës për 1 vit e dy muaj. Më datën 24 maj trupa vlerësuese e kryesuar nga Suela Baluku vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë Lezhë, Vehbi Bushati pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar formularët për deklarim pasurie, pastërti figure dhe aftësitë profesionale.

Top Channel u interesua pranë Policisë së Shtetit ku mësoi se drejtori i policisë së Lezhës kishte dorëzuar pranë komisionit të vetting-ut dosjen qëkur ky proces nisi në vitin 2018. Por për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë doli një udhëzim i ri ku procesi do të kryej nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore e për rrjedhojë dosja duhej ridërguar ç’ka drejtori i Lezhës nuk e kreu pavarësish njoftimeve zyrtare të dërguara nga komisioni.

Advertisement