Connect with us

Kosova

Dora e zgjatur/ Vjosa Osmani: Serbia vazhdimisht synon destabilizimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Rusia po vazhdon të përpiqet të jetë një faktor destabilizues në të gjithë Evropën, ndërsa, sipas saj, këtë rol në Ballkan e luan Serbia si “dorë e zgjatur” e saj.

“Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa ne mbrohemi vazhdimisht. Në historinë e ekzistencës së kombit tonë, ne asnjëherë nuk kemi pushtuar apo sulmuar, madje as edhe një centimetër të territorit të ndonjë fqinji”- ka deklaruar Osmani.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi ka përmendur Kosovën dhe Serbinë si shembuj të aftësisë së tij për të zgjidhur konflikte. Ai ka deklaruar se kishte parandaluar një sulm potencial të Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa më herët ishte zotuar se do të korrigjonte gabimet e paraardhësit të tij, Joe Biden, në procesin e negociatave Kosovë–Serbi.

Megjithatë, deklaratat e fundit të Trump dhe Osmanit kanë ngjallur si reagime, ashtu edhe paqartësi, pasi mungojnë detaje konkrete – përfshirë kohën kur, sipas tyre, mund të kishte ndodhur një përshkallëzim i tillë i situatës.

Advertisement