Connect with us

Politike

Dosja Beleri/ Korespondenti nga Athina: Mitsotakis do vota, Rama luan shah

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë vendosjen e vetos nga ana e Greqisë, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama tha se do të shkojë në Bruksel javën e ardhshme, me bindje se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat, ndërsa shtoi se veto e Greqisë është vendosur për shkak të historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në lidhje me veton e Greqisë ndaj Shqipërisë, foli dhe gazetari Artur Bibe, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, duke thënë se e majta në Greqi nuk merren fare me çështjen “Beleri”.

Mes tjerash ai theksoi se kryeministri Kyriakos Mitsotakis, kërkon që të mbledhë vota duke përdorur këtë çështje, ndërsa shtoi se Edi Rama po luan me vendet e BE.

“E majta beson se është një çështje e brendshme e Shqipërisë. Ndërkohë partia e Mitsotakis po përgatit depozitën e votova që Mitsotakis  kam mendimin që shumë shpejt do fillojë t’i kërkojë ato vota. E majta shumë shpejt do bëjë shumicën në Greqi, kështu që kryeministri i Greqisë do të dëshirojë të mbledh votat e së djathtës. Një veto për Shqipërinë, tani është e padëmshme dhe Rama po e kapitalizon. Politika është shumë interesante. Rama po luan dhe me vendet e BE, siç është Italia, Spanja apo dhe vendet veriore”-tha ai.

Advertisement