Connect with us

Kronike

Dosja/ Si po ‘peshkohen’ biznesmenët e mëdhenj nga Florian Gjergji

Tre persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi tentuan të mashtronin një biznesmen në Tiranë dhe t’i zhvatnin 35 mijë euro.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit  Afrim Radici, 34 vjeç, banues në Librazhd, Gezim Çelanji, 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Qazim Vata, 22 vjeç, banues në Kukës.

Në kërkim u shpall Florian Gjergji, 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai është një nga personat më të kërkuar për skemat e mashtrimit të biznesmenëve të cilëve u ka marrë shuma të mëdha monetare duke u prezantuar si një zyrtar i lartë. Episodi i parë ishte ai i një biznesmeni në Kamzë të cilit i kërkoi 13 mijë euro.

Në atë kohë, në operacionin “Tentativa” u arrestuan 3 persona të tjerë, të cilët i kishte pajtuar për të kryer mashtrimin, ndërsa vetë Florian Gjergji nuk u gjet. Nga arratia emri i tij doli në skenë për po të njëjtën vepër penale. Në 13 shkurt ishte “koka” e mashtrimit të një tjetër biznesmeni, pronar i një kazinoje në Tiranë, të cilit sërish i kërkuan para duke u kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, shkruan Albeu.com.

Sërish Gjergji nuk u lokalizua dhe u arrestuan të tjerë që përdorte për të tërhequr paratë. Së fundmi 39-vjeçari tentoi të mashtronte biznesmenin Ram Geci, pasi i shkruajti në aplikacionin “Signal” duke i kërkuar 100 mijë euro sikur të ishte Erion Veliaj, por sërish nuk ra vetë në grackë.

Këto janë 3 raste të provuara ku ai është i përfshirë, por dyshimet janë edhe për një rast tjetër të mashtrimit të një biznesmeni ndërtimi, edhe pse hetuesit nuk kanë prova për ta akuzuar. Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’i merrnin tek biznesmeni.

Megjithatë, përmes VPN-së ai arrin të kamuflohet dhe biznesmenëve u shkruan me numër me prefiks anglez duke maskuar adresën e vërtetë nga e cila vepron. 39-vjeçari, përdor persona të ndryshëm kundrejt pagesës për të marrë paratë në rastet kur biznesmenët bien në grackë.

Skema që përdorte Florian Gjergji për të mashtruar biznesmenët:

Fillimisht 39-vjeçari i dërgon “presë” një mesazh. Tek biznesmenë të ndryshëm ai përdor taktika të ndryshme komunikimi. Në rastin e tentativës për të mashtruar pronarin e “Everest”, Florian Gjergji, përmes një aplikacioni komunikimi me numër me prefiks të Britanisë së Madhe, u prezantua si zyrtar i tatimeve. Kur tentoi të mashtronte pronarin e një kazinoje u prezantua në emër të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, ndërsa në rastin e fundit për biznesmenin Ramë Geci u prezantua si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Siç duket, Florian Gjergji, ka informacione të detajuar të marrëdhënieve të biznesmenëve edhe me politikanë, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pjesë e grupit janë edhe disa persona të tjerë informatorë. Për komunikimin me sipërmarrësit, përdoren aplikacione që aksesohen përmes interntit, si telegram apo signal, ku për hapjen e tyre përdoren platforma VPN që maskojnë vendndodhjen e mashtruesit.

Edhe pse është ai dërguesi i mesazheve dhe ideatori i tyre, për të realizuar misionin Florian Gjergji nuk vepron vetë në terren. Ai lidhet me persona të tjerë, të cilët i njeh dhe u kërkon të shkojnë për të marrë paratë duke ua paraqitur këtë kërkesë si nder apo veprim miqësor.

Në rastin ku tentoi të mashtrojë Ram Gecin, pasi Florian Gjergji ishte prezantuar si Erion Veliaj dhe se kishte nevojë për 100 mijë euro, kishte pajtuar Bedri e Albert Vodhën (babë e bir), të shkonin të merrnin paratë që t’ia dërgonin në Gjermani. Sipërmarrësi Geci e kuptoi shpejt skemën e mashtruesve dhe njoftoi policinë. Geci ia kaloi komunikimin agjentëve të policisë të cilët kërkuan uljen e shumës në 70 mijë euro dhe lanë takim në qendër të Tiranës, aty ku u prangosën babë e bir. Edhe pse tashmë janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të Florian Gjergjit, personi i konsideruar si truri i grupit nuk është kapur.

Kronike

I vuri flakën vetes me be*nzinë, 63-vjeçari nuk u mbijeton plagëve të marra

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari, i cili më 30 Maj i vuri flakën vetes tek në Unazën e Madhe në afërsi të Farkës.

Viktima me iniciale N.Sh., i cili dyshohet se u vetëdogj me benzinë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme”, raporton policia.

Continue Reading

Kronike

Detaje/ Aksidenti në minierën e kromit, minatori 60-vjeçar u godit nga masivi i gurëve

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë te dielë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Një 60-vjeçar humbi jetën në frontin e punës pasi u godit nga një masiv gurësh.

60-vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve.

Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit fatal.

 

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.

40 vjeçari Hajdar Bala humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë edhe një 29 vjeçar.

Continue Reading

Kronike

Kërcënuan me ar*më zj*arri ish-fqinjin për konfliktin e vjetër, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy kanë kërcënuar me armë zjarri një tjetër të ri.

Raportohet se 2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), e kanë pikasur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

 

 

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading

Kronike

Italia dëbon Andrea Kercanaj, i cilësuar si bosi shqiptar i Frosinones

Një 47 vjeçar shqiptar i cilësuar nga mediat italiane si bosi shqiptar i Frosinones është dëbuar nga Italia. Mësohet se Andrea  Kercanaj është riatdhesuar mbrëmjen e së premtes, 31 maj 2024.

Andrea Kercanaj, 47 vjeç, një figurë udhëheqëse e krimit shqiptar në Frosinone, qarkullonte me armë në qendër të qytetit të shndërruar në një supermarket për shitje droge. Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING