Aktualitet

‘Ilegal Techno’ në Shqipëri – Drogë dhe seks

“Ilegal Techno” është rikthyer për të tretin vit radhazi në Shqipëri, ku të rinj nga e gjithë bota bashkohen dhe “shfrenohen” me muzikë dhe lëndë narkotike.

Për të tretin vit radhazi këta turistë të veçantë janë mbledhur sërish në plazhin e Vilë Bashtovës për të bërë festën e tyre të shfrenuar.

Kjo festë parashikon përdorimin e substancave të forta narkotike.

Këtë vit pjesëmarrësit kanë inskenuar skena “horror” duke improvizuar role të vdekurish, duke hapur gropa në rënë dhe duke “varrosur:” njerëz brenda.

Si organizohet “Ilegal Techno”?

Kjo lloj feste nuk është e lejuar në Shqipëri apo edhe në vendet e tjera të Europës ku këta të rinj kryejnë “ritualet” e tyre.

Prandaj ata lajmërojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të fshehtë me anë të e-maileve, në mënyrë që të mos merret vesh nga ana e policisë se ku do të zhvillohet festa.

Edhe shtatorin e kaluar pavarësisht se në Shqipëri ekzistonte ende ora policore, sërish kjo festë u zhvillua, madje një nga organizatorët duke folur për gazetarin e Abc, Kozarja ka treguar edhe si vijnë substancat narkotike në këtë festë.

Sipas tij disa prej pilulave vijnë nga shtetasit e huaj që i bashkohen festës, kur një pjesë tjetër gjendet në Shqipëri.

TRENDING

Exit mobile version