Connect with us

Bota

“Duhen 4.3 miliardë dollarë”, OBSH thirrje donatorëve

GJENEVË-Ndërsa vaksina po miratohet në vendet perëndimore, Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka deklaruar se nevojiten veprime dhe fonde  që vaksinat e koronavirusit të jenë të disponueshme në të gjithë botën.

Gjatë një komunikimi për COVID-19 në selinë e OBSH-së në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus  nuk ka lënë pa përshëndetur Britaninë për nisjen e fushatës së vaksinimit por edhe vendet e tjera që janë në prag të miratimit.

Drejtori i OBSH-së e cilësoi si një “arritje mahnitëse shkencore” gjetjen e një vaksine të sigurtë për një virus të panjohur.

Ai vuri në dukje se do të ishte një arritje edhe më e madhe nëse të gjitha vendet do të kenë qasje të barabartë te këto vaksina.

Sipas tij, OBSH-së i duhen 4.3 miliardë dollarë për të siguruar vaksina për vendet në nevojë dhe u bëri thirrje donatorëve të ndihmojnë për të plotësuar financimin e munguar.

Drejtori i Përgjithshëm tha se organizata po punon me partnerët e saj në mënyrë që vendet në zhvillim të kenë infrastrukturën e duhur për shpërndarjen e vaksinave te popullatat e tyre. Më tutje ai tha se OBSH-ja, përmes projektit të saj të bashkëpunimit për vaksinat COVAX dhe 189 vendeve pjesëmarrëse, ka siguruar gati një miliard doza të tre vaksinave të mundshme.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *