Connect with us

Aktualitet

Durrës – Tentoi t’i vinte flakën vetes, gruaja tregon problemet dhe kërkesën që ka: Herën tjetër për mua do jetë fatale

Pak ditë më parë u krijua panik në Durrës, kur një e moshuar tentoi që t’i vinte flakën vetes në sheshin “Liria”. Fatmirësisht ishin kalimtarët e rastit që njoftuan Policinë, duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë.

“S*ksi më i mirë…”/ Anën apo Melisën? Fationi bën zgjedhjen e tij duke iu përgjigjur pyetjeve pikante të moderatores së njohur të Top Channel: Nga “Përputhja’ do ikja për…
Sot në emisionin ” Shqipëria Live” ishte e ftuar Fatime Gashi, e cila tregon arsyet e saj që e shtynë t’i vërë flakën vetes.

Ajo u shpreh se ka kërkuar ndihmë gjithandej dhe askush nuk e ka ndihmuar, vetëm i kanë mbyllur dyert.

“Kam 30 vite e martuar, 10 vite me burrin dhe 20 vite ka që ka vdekur. Kërkojnë ndihmë ekonomike, kam një pension 75 mijë lek. Edhe djali njëherë ka punë dhe njëherë jo. Kur ka punë punon, kur nuk ka, nuk punon. Shkoj në Bashki, nuk na përgjigjen, askund nuk na përgjigjet. Jam në Durrës më qira, deri dje i kam paguar se punonte djali në një firmë që u falimentua dhe tani punon veç ku t’i dalë”, tha ajo.

Fatime shtoi se ka marrë edhe kredi pasi është e sëmurë, vuan nga migrena. Madje tregon se edhe djali i saj 25-vjeçar ka tentuar disa herë që të vrasë veten, por që e ka ndaluar ajo.

“Ka tentuar të hidhet nga ura, të varet. Unë i kam thënë djalit shumë herë që të mos e bëjë një veprim të tillë. Unë e mora këtë vendim se u acarova shumë për 3 jave, ku hyra në shumë dyer dhe askush nuk na shpërfilli. Vetëm na përzënë. Djali ka tentuar nga fukarallëku, ai nuk është i sëmurë. Nuk kam patur ndihmë as nga familja e burrit dhe as e imja. E prandaj është acaruar djali”, tha zonja.

Fatime u shpreh se po ju dha edhe njëherë mundësia e dytë, ajo do ta vrasë veten dhe nuk do e mendojë dy herë.

“Nëse nuk më japin zgjidhje në bashki, unë e bëj prapë dhe nuk e kam problem për jetën time. Kjo mundësi do të jetë fatale për mua. Mua më dhimbset vetëm djali im”, përfundoi zonja, e cila kërkoi ndihmë për shtëpi dhe djalin e saj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *