Politike
Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por dhe di të ndëshkojë në momentin e duhur
Monika Kryemadhi takim me të rinjtë e Durrësit!
Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por dhe di të ndëshkojë në momentin e duhur.
Ne duhet të bëjmë më shumë për të rinjtë shqiptarë. Më shumë punësim, më shumë mundësi. Kjo do ta mbajë rininë tonë larg nga emigrimi. Kjo do të bëjë që të rinjtë tanë të dëshirojnë ta bëjnë Shqipërinë shtëpi.
Këtu në Durrës ne do luftojmë sot, që çdo të riu t’i jepen mundësi më të mëdha nesër. Ne kemi nevojë që Durrësi të ndihet sërish shtëpia jonë. Ne kemi nevojë që Shqipëria të jetë përsëri shtëpi.
Dallga e ndryshimeve të mëdha ka nisur.
Nga Durrësi me këta të rinj të mrekullueshëm, gjimnazistë e studentë energjik, t’i japim forca drejt 25 prillit që pas kaq shumë vitesh peng, më në fund t’ua kthejmë Durrësin durrsakëve!
Durrësi Shtëpia Juaj

