Kronike
Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dyshohet se një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

