Connect with us

Aktualitet

Dyshime për vetëvrasje/ Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari, detajet e para

Një 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete në fshatin Cakran të Fierit, pasi dyshohet se është vetëvarur.

Trupi është gjetur nga familjarët e viktimës në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement