Aktualitet
Dyshimet e para/ Po vizitonte Butrintin me një grup vizitorësh, ndërron jetë turisti i huaj

Një turist i huaj i ndodhur me një grup vizitorësh në Butrint, nuk është ndjerë mirë ditën e sotme. Mësohet se pas kësaj menjëherë është njoftuar ambulanca e Sarandës teksa gjatë rrugës për në spital,turisti është përkeqësuar më tepër dhe ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë një atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë. Gjithashtu mësohet se trupi i të ndjerit ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.

