Connect with us

Aktualitet

Dyshimet e policisë në lidhje për vrasjen e efektivit të FNSH, xhami u gjet hapur…

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të FNSH së Shkodrës, Xhulio Prela. Raportohet se i riu po udhëtonte nga Tirana drejt Lezhës.

Bëhet me dije xhami i përparmë i makinës në anën e pasagjerit është konstatuar i hapur, duke hedhur dyshime se viktima mund të jetë takuar me autorin e vrasjes, pasi gjuajtja ka qenë shumë afër.

Sipas burimeve bëhet me dije se drejt të riut është qëlluar nga pas me 3 plumba të llojit pistoletë, ndërsa një plumb në zemër i ka marrë jetën 26-vjeçarit. Dyshohet se autorët e kanë ndaluar efektivin në autostradë, ndërsa 26-vjeçari ka tentuar të largohet.

Xhulio Prela, banues në Yzberisht, prej katër vitesh ishte pjesë e FNSH, ndërsa kohët e fundit ka qenë duke ndjekur Akademinë e Policisë. Sipas drejtuesve të FNSH Shkodër në punë ka qenë shumë korrekt.

Xhulio Prela 26-vjeç u ekzekutua mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor, Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.

Xhami u gjet hapur, çfarë dyshon policia për vrasjen e

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *