Kosova

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me pagesë

Dukuria e vrasjeve me pagesë nuk vlerësohet që është shfaqur në Kosovë të paktën jo në raportimet e Policisë. Megjithatë profesorë e ekspertë të kriminalistikës, kanë informata për numrin e vrasësve me pagesë që janë në Ballkan e që janë shqiptarë. Para në këmbim të privimit nga jeta e dikujt, është vepra penale më rrallë e dëgjuar dhe e raportuar në Kosovë. Pikërisht rastin e fundit të vrasjes së Liridona Ademajt e rëndon fakti se dyshohet që vrasja e saj është e porositur e vlerësuar me një çmim prej 30 mijë eurosh. Por ani pse me raste të tilla nuk kemi të bëjmë shpesh e policia as nuk posedon statistika të evidentuara për këto raste, megjithatë duket se të tilla ndodhin si në gjithë Ballkanin edhe në Kosovë. Madje dyshohet se janë përafro 40 shqiptarë që këtë akt kriminal e kryejnë në gjithë Ballkanin. “Ata që porosisin vrasje me pagesë kanë për qëllim që t’iu ikin gjurmëve, t’i fshehin gjurmët dhe t’i kenë duart e pastra si thuhet te ne, sepse është bërë llogaritje që personi i cili kryen një akt të tillë kriminal është profesionist, dhe nuk lë prova në vendin e ngjarjes”, deklaroi për RTV Dukagjinin, profesori i kriminalistikës Mensut Ademi.

TRENDING

Exit mobile version