Connect with us

Politike

E ardhmja e BE në rrezik? Rama flet për problemin kryesor: Rrezikojmë të kemi më pak miq

Kryeministri Edi Rama i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian në edicionin e 20- të të Forumit Strategjik të Bledit tha se Evropa ka një problem kryesor.

Sipas Ramës, problemi kryesor në këtë situatë është se çfarë drejtimi do të marrë.

“Ose do të thellohet në rrugëtimin e saj apo shpërbëhet në copa të ndryshme me secilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet”, theksoi Rama.

“Problemi kryesor që ka Evropa është se çfarë drejtimi do të marrë, do të thellohet në rrugëtimin e saj apo shpërbëhet në copa të ndryshme me secilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet. Kjo është pikëpyetja e madhe. Ka një ekuilibër që Evropa duhet ta gjejë, ndërkohë që sheh këtë botë që zhvillohet dhe lëviz, pyetja që i bëj vetes pse nuk ishte Evropa në Brazil, përgjigjja duhet përgatitur në një tjetër mënyrë, fakti që kemi opinione të ndryshme s’është arsye që nëse do të bëhesh mik me ne duhet të jetosh me ne, rrezikojmë të kemi më pak miq. Duhet të jemi shumë më të hapur kundrejt botës”, tha Rama.

Advertisement