Connect with us

Aktualitet

E bujshme/ Nga “Rrugica e Shpresës” tek “Rrugica e SPAK-ut” – Shkrim nga Mero Baze

Strukturat e partisë së Berishës janë mobilizuar përmes sms për çdo anëtar që të shkojnë të protestojnë tek “Rrugica e SPAK-ut”, meqë Berisha do shkojë për herë të parë në jetën e tij të dëshmojë para drejtësisë. Urdhri ka anën e tij pozitive dhe nuk duhet parë vetëm si karshillëk i Berishës ndaj SPAk. Një grumbullim para SPAK, i heq emocionet Berishës, dhe ai krijon siguri që po shkon në mitingun e radhës dhe njerëzit po e presin aty. Do zbres nga makina, do ti përshëndes ata pastaj do hyj brenda. Ata do presin jashtë me shpresë që di do dal pas dhjet minutash, por ai do të vonojë dhe ata do presin mes të ftohtit. Berisha nga aty brenda do sqaroj gjithë firmat që ka hedhur që vajza e tij të bëhet me 19 kulla, dhe sa herë të jap shpjegime, do të ndjehet i sigurt se ata jashtë do t’ia marrin hakun SPAKU, që i kërkon atij llogari për pronat e vajzës fituar me firmë të tij.

Advertisement