Connect with us

Pinknews

E dashura e Ledri Vulës e mbulon trupin në allçi, zbuloni arsyen (FOTO)

Edhe pak ditë kanë ngelur që partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Dhe çifti i njohur nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga shtatzënia e blogeres.

Së fundmi, Sara Hoxha ka zbuluar se barku i saj i madh dhe i rrumbullakosur do të ruhet përjetë si skulpture gipsi.

E dashura e Ledri Vulës fut trupin në allçi, zbuloni arsyen

Ajo është futur në allçi, duke realizuar skulpturë me hiret e saj trupore gjatë shtatzënisë, për t’i ruajtur si kujtim.

Blogerja publikoi fotot në rrjetet sociale dhe shkroi: “Ishte shumë qejf. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për të ruajtur në kujtesë barkun e rrumbullakosur? ? Do t’iu tregoj njëherë tjetër se çfarë kam ndërmend të bëj me të, nuk ka përfunduar ende.”

E dashura e Ledri Vulës fut trupin në allçi, zbuloni arsyen

Në një mini-intervistë me ndjekësit pak ditë më parë, Sara Hoxha zbuloi se ende nuk e ka gjetur emrin e vajzës.

Ndërsa pyetjes së imazhin e saj do e mbajë privat, ajo u përgjigj se këtë do e vendosë kur vogëlushja të vijë në jetë.

E dashura e Ledri Vulës fut trupin në allçi, zbuloni arsyen

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon për gjykim Princin Leka, Elia dhe Gjergj Zaharinë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me video-skandalin ku përfshihet Princi Leka dhe aktorja Elia Zaharia. Me vendim të Prokurorisë janë dërguar për gjykim Princi Leka, Elia Zaharia si dhe babai i aktores Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.

Mësohet se divorci mes çiftit është bërë me dakordësinë e të dy palëve, dhe përsa i përket vajzës së tyre 3-vjeçare është vendosur që të lihet nën kujdesin e të ëmës. Për më tepër është rënë dakord që Princi Leka të takojë të bijën çdo ditë të javës nga dy orë dhe në fundjavë ka të drejtë takimi pa orar të kufizuar.

Continue Reading

Pinknews

Sara Kolami shfaqet sensuale në fotot e fundit me bikini

Sara Kolami, modelja dhe influencuesja e njohur shqiptare, ka ndezur rrjetet sociale me publikimin e disa fotove mahnitëse në bikini.

Fotot janë realizuar në plazh, ku Sara shfaqet me një pamje të freskët dhe tërheqëse.

Me plazhet me rërë të artë dhe detin kristal të pastër në sfond, Sara rrezaton vetëbesim dhe elegancë.

Këto foto kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë lavdëruar për bukurinë dhe elegancën.

Kolami vazhdon të jetë një personazh mjaft aktiv në rrjete sociale duke promovuar një imazh pozitiv

Sara Kolami shfaqet sensuale në fotot e fundit me bikini

 

Continue Reading

Pinknews

Rike Roçi poston nga pushimet, duket bombastike

Pushimet kanë nisur zyrtarsht edhe për Rike Roci, dhe sigurisht ajo do të ndate momente për ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Pak orë më parë ajo ka publikuar një ‘Story’ në Insatgramin e saj ku shfaqet me bikini buzë detit.

Sigurisht pamja e Rikes është për t’u admiruar, ajo dukej bombastike teksa me bikini shumëngjyrëshe binin në pah format perfekte.

Tashmë e kthyer në një personazh të njohur dhe të dashur për publikun, Rikja numëron shumë ndjekës në Instagram të cilët janë kuriozë mbi të rejat e saj, që patjetër Rikja i mban të informuar.

FOTO/ Rike Roçi poston nga pushimet, duket bombastike

Continue Reading

Pinknews

Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooli

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Sipas Megit se ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, por nuk i kanë zgjidhur dot problemet.

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, thotë Megi.

Ndërsa më tej ajo ka komentuar edhe këngën “Mosmirënjohja”, të Besit, e cila thuhet se ishte një mesazh ndaj këngëtares.

“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin, sepse paska qenë mosmirënjohëse”, shprehet ajo.

Continue Reading

Pinknews

Besa Kokëdhima justifikon dështimin në Eurovision: Disa shtete do tërhiqeshin në s’kalonin në finale, dhe na e futën neve

Besa Kokëdhima, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, foli edhe për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, duke shprehur krenarinë për punën që ka bërë, por edhe për dashurinë që ka marrë nga publiku.

Këngëtarja tregoi edhe arsyen që sipas saj kënga përfaqësuese nuk kaloi në finale, edhe pse ajo e quan si dinjitoz.

“E kisha menduar që mund të mos kalonim në finale, pavarësisht se si përfaqësim i Shqipërisë ka qenë shumë i dinjitetshëm, por kishim disa rrethana që ndërlidheshin. Ishte një gjysmëfinale shumë e fortë, rastisëm me disa shtete që kishin 6 vite pa kaluar në finale.

Është afërmendjes që një shtet që ka shumë vite pa kaluar në finale duhet të kalojë. Nga dy shtete thonin që nëse nuk kalonin edhe sivjet në finale do të tërhiqeshin. Shqipëria kalon shumë shpesh në finale”, tha ajo.
Në lidhje me performancën e saj, Besa tregon që nuk është realizuar nga stafi shqiptar, ndërsa tregon se ka kushtuar shumë.

“Kur kemi marrë listën e çmimeve sa nuk na ra të fikët”, thotë ajo. “Në element zjarri që mund të zgjasë 3 sekonda, kushton 3 mijë… deri në 7 sekonda – 7 mijë euro. Vetëm për të mundësuar tym, fillon 15 mijë euro pa nisur dhe çdo sekondazh është tre deri në 7 mijë euro, por ne nuk bëmë gjëra të tilla.”

Ajo zbuloi për herë të parë se është në një lidhje romantike, për të cilën shprehet që është shumë e lumtur.

“Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime”, u shpreh këngëtarja dhe thotë se “Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt. (qesh)”

“Nuk ke çi do, leku të prish”, i tha Bora, e cila më pas e pyeti se “Çfarë presim tani nga artistja, pas përfundimit të Eurovizionit”.

“Do bëj një fëmijë”, u përgjigj Besa, ndërsa më pas qesh dhe thotë ‘bëra shaka’. “Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen.”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING