Kronike

E rëndë/ Përplasen dy makina, njëra merr përpara një kalimtare

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat.

Në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës, 2 mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

68-vjeçarja është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethava të ngjarjes./

TRENDING

Exit mobile version