Aktualitet

“E VËRTETA ËSHTË SI NJË LUAN. JU NUK KENI PËRSE TA MBRONI ATË. ÇLIROJENI DHE AJO DO TË MBROJË VETEN!”

Gjatë takimit mbi “TENDENCAT E ZHVILLIMIT TË AKTIVITETIT FILANTROPIK NË VEND NË PËRBALLIMIN E SITUATËS PANDEMIKE”, në kuadër të “JAVËS SË FILANTROPISË” të organizuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit, të trupës akademike, studentëve dhe të shoqërisë civile.Foli dhe Z. Avni PONARI, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.
Gjatë fjalës së tij, Z. Ponari foli mbi sfidat e shumëfishta të këtij viti, por jo vetëm, duke përfshirë peisazhin e pasigurisë së përgjithshme ekonomike dhe impaktin financiar të COVID-19 përgjatë vitit 2020, në përgjithësi, si dhe dy tërmeteve të vitit 2019, në veçanti, efekti financiar i të cilëve vijon të ndjehet akoma në ekonominë tonë. Z. Ponari ndau gjithashtu me audiencën në detaje nismat filantropike të ndërmarra dhe zbatuara nga SIGAL UNIQA përgjatë këtij viti:
Kemi kontribuar në ndihmë dhe mbështetje financiare për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kemi dhuruar një “APARAT RADIOGRAFIK TË LËVIZSHËM” për SPITALIN “SHEFQET NDROQI” në Tiranë, në përgjigje të menjëhershme të situatës kritike të krijuar nga pandemia COVID-19 në Shqiperi.
Kemi mbështetur me dhjetra koncerte të Orkestrës së Harqeve të SIGAL UNIQA, ku më e fundit ishte ajo e organizuar në Elbasan, në datat 4-5-6 nëntor 2020, në kuadër të edicionit të 5-të të “Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve dhe Muzikës së Dhomës” – ku fituam vendin e parë! Dhe së shpejti, koncertin e rradhës që do të organizohet në qytetin e Durrësit.
Kemi mundësuar Platformën e Parë të Librave Audio në Shqip – SIGAL Audiobooks.al – 24 orë në 7 ditë, e disponueshme dhe falas për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen (www.audiobooks.al)
Kemi vënë në dispozicion dhe transformuar Klinikën Lëvizëse të SIGAL UNIQA në Muzeun Lëvizës së Bashkisë së Tiranës, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës, një nismë kaq të veçantë dhe fisnike për të sjellë një flagrancë të Qytetit të Tiranës në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë etj.
Kemi themeluar LIGËN UNIKE të Basketbollit Shqipëri-Kosovë, duke bërë realitet ëndrrën e të gjithë komunitetit mbarëshqiptar të basketbollit në dy trevat shqipfolëse.
Kemi ndihmuar financiarisht direkt qytetarët e Bajram Currit, duke likuiduar detyrimet e familjeve në nevojë, të cilat gjatë këtyre kohëve të vështira ekonomike kanë blerë me listë nëpër dyqane dhe markete.
Ne besojmë se, “E VËRTETA ËSHTË SI NJË LUAN. JU NUK KENI PËRSE TA MBRONI ATË.
ÇLIROJENI DHE AJO DO TË MBROJË VETEN!”
Edhe filantropia kështu është! Ne përipiqemi dhe investohemi që të bëjmë gjithmonë punë të mira, punë të vërteta në përfitim të qytetarëve, komuniteteve dhe shoqërisë.
Krenar për punën dhe kontributin tonë!
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version