Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Autokratët ballkanikë nuk bëhen aleatë të perëndimit – Shkrim nga Enver Bytyçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i përforcoi pozitat e tij përmes zgjedhjeve të së dielës së kaluar. Ai manipuloi e grabiti vullnetin e qytetarëve serbë, si dhe\ arriti ta lerë “me gisht në gojë” pretendentin për kryeministër, Ivica Daçiq, sepse grumbulloi për partinë e tij edhe votat e radikalëve të Shejshelit, pjesë e të cilëve ishte vetë presidenti serb para dhjetë – dymbëdhjetë vitesh. Ka shpallur fitoren absolute në parlament si dhe fitoren në Beograd dhe shumicën e bashkive ku u zhvilluan zgjedhjet lokale. Por opozita ka nisur protestat dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve të zhvilluara më 17 dhjetor. Ajo ka kërcënuar me grevë urie dhe kësisoj Vuçiq mund të gjendet nën presion të brendshëm të shtuar. Ky presion i vjen atij gjithashtu nga OSBE, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe ministritë e jashtme të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj. Duket qartë se ky presion ndërkombëtar do të rritet dhe se zgjedhjet nuk do të njihen.

Advertisement