Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Banjska, vetëm fillimi i provokime të reja nga Serbia – Shkrim nga Enver Bytyçi

Profesori dhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka thënë se sulmi terrorist serb që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, mund të jetë vetëm fillimi i një serie provokimesh nga ana e Serbisë. “Mund të jetë fillimi i një serie provokimesh dhe sulmesh të tjera terroriste nga ana e Serbisë, nga ana e vetë Aleksandër Vuçic dhe bashkëpunëtorëve të tij si shefi i shërbimeve sekrete serbe, shefi i diplomacisë serbe apo ministri i Mbrojtjes i Serbisë” – deklaroi Bytyçi “Së pari se Serbia dhe Vucic nuk heqin dorë nga aleanca, marrëveshjet, bashkëpunimi dhe lidhjet e fuqishme me Moskën e Vladimir Putinit. Aq më tepër në kushtet kur opozita serbe po bëhet gjithnjë e më shumë kërcënim për të. Ka shumë gjasa që Vucic, nëse le pushtetin, të përgjigjet edhe para Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ai po kapet me thonj te pushteti që ka. Të tillë janë liderët kleptokratë e arrogantë” – theksoi Bytyçi. Arsye tjetër sipas tij, është edhe lidhja e fortë e presidentit serb me politikanë e diplomatë perëndimorë. “Lidhjet e tij me politikanë, liderë e diplomatë rajonalë e perëndimorë pro-serbë janë ende të forta. Shihni se çfarë ka ndodhur: Shefi i ngarkuar për Sigurinë e Diplomacinë Evropiane, pra Borrell, ka guxuar tu thotë autoriteteve kroate se ju nuk guxoni të mbani lidhje me liderët e Kosovës?! E tmerrshme është kjo! Dikush duhet të qëndrojë fort pas kësaj. E kam fjalën për autoritetet e Kosovës. Çfarë do të thotë ky fakt? Se Vuçic mbështetet edhe në Bruksel për politikat e tij destruktive në rajonin tonë. Në këto kushte çfarë interesi ka ai të tërhiqet e të mos sulmojë sërishmi?!” – tha Bytyci, sipas te cilit, Vucic do ta zëvendësojë Milan Radoiçiqin me një terrorist tjetër. Më tej, ai tha se Serbia nuk do të guxojë assesi që ta sulmojë ushtarakisht Kosovën, përderisa në Kosovë gjendet KFOR-i “Pikërisht për të parandaluar një sulm ushtarak kundër Kosovës erdhën 200 forca ushtarake të Britanisë si shtesë e forcave aktuale të KFOR-it. Dhe do të vijnë edhe nga vende të tjera, Gjermania ka lajmëruar se në fillim të vitit tjetër do të dërgojë 150 forca shtesë. Sllovenia njoftoi gjithashtu për 100 ushtarakë sllovenë shtesë etj. Ideja është për të dhënë mesazhe te Vuçiç se ai nuk mund ta kapërcejë kufirin Kosovë-Serbi. Por kjo nuk do të thotë se aktet terroriste mund ti ndalojë KFOR-i dhe NATO. Madje nuk do të thotë se me to do të ballafaqohen ushtarët e KFOR-it. Përgjegjës për parandalimin ose asgjësimin e akteve të terrorit në Kosovë, përfshirë edhe veriun, është policia e Kosovës, forcat speciale të saj dhe nëse aktet terroriste janë të papërballueshme nga këto, atëherë vihet në veprim ushtria e Kosovës, FSK”, theksoi Bytyçi, duke shtuar se është e domosdoshme rritja e mëtejshme e buxhetit të ushtrisë dhe policisë nga ana e qeverisë dhe parlamentit të Kosovës. “Terrorizmi është një fenomen që cënon kryesisht rendin e brendshëm të shteteve. Nuk ka të bëjë me shkelje sovraniteti në kuptimin klasik të fjalës. Prandaj dhe kjo armë e rrezikshme e kriminale në ekstrem është e preferuar të përdoret nga Serbia. Sepse ajo ka mundësi ta paraqesë konfliktin si konflikt të brendshëm e të largojë përgjegjësinë e saj. Këtë ka bërë edhe në luftën në Bosnjë-Hercegovinë dhe I shpëtoi dënimit me reparacione lufte!” –

Advertisement