Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Biserko zbardh prapaskenat e sulmit terrorist në veri – Shkrim nga NTV

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, komentoi sulmin terrorist serb në veri të Kosovës dhe përfshirjen e Serbisë dhe Rusisë në këtë agresion. Fillimisht, ajo u shpreh se eksiztojnë skenarë të ndryshëm në lidhje me përfshirjen e shtetit serb, dhe Vuçiçit në këtë sulm terrorist, pasi operacioni ishte përgatitur në përpikmëri, “me një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe automjete. Koha e sulmit dukej se ishte e ndikuar nga konteksti ndërkombëtar, me Beogradin që ndoshta i interpretonte ngjarjet globale, si konflikti i Nagorno-Karabakut, si inkurajuese për veprime të tilla” – deklaroi Biserko. Sipas saj, bazuar në informacionet e para, nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe Rusia ka qene pjesë e këtij sulmi, pasi është në interesin e saj destabilizimi i rajonit të Ballkanit. “Informacioni ka dalë gradualisht, duke treguar ekzistencën e një rrjeti më të madh të përfshirë në sulm, i cili ende nuk është ekspozuar plotësisht. Objektivi, për mendimin tim, dukej se ishte një përpjekje për të marrë kontrollin e veriut të Kosovës dhe për të zgjidhur çështjen e Kosovës përmes ndarjes, një opsion që Beogradi kishte ndjekur si qellim. Që nga dështimi i operacionit, Beogradi, veçanërisht presidenti Vuçiq, është përpjekur të distancohet nga çdo përfshirje si organizatorë, megjithëse ky pohim është pritur me skepticizëm. Pyetja kryesore tani është përcaktimi i individëve përgjegjës dhe hetimet në vazhdim pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje” – Theksoi Sonja Biserko, teksa dhe foli edhe për mosvendosjen e sanksioneve ndaj shtetit serb nga bashkësia ndërkombëtare. Ajo tha se po diskutohet për vendosjen e disa masave specifike ndaj shtetit serb, por kjo po bëhet me kujdes të madh, për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë. “Persa i përket faktit nëse bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ja dhe BE-ja, duhet të përshpejtojnë sanksionet kundër shtetit serb dhe presidenti i saj, NATO, SHBA dhe BE janë duke kryer hetime të plota për incidentin. Duket se ata po shikojnë se si të artikulojnë qëndrimin e tyre, veçanërisht pasi të gjithë e kanë dënuar sulmin terrorist. Duket se ekziston një dëshirë për t’i ofruar Vuçicit një strategji daljeje nga kjo krizë, ndoshta për shkak të përpjekjeve të tyre për ta ofruar Serbinë me Perëndimin. Brenda qarqeve perëndimore po zhvillohen diskutime në lidhje me vendosjen e masave specifike ndaj Serbisë, por drejtimi i këtyre masave mbetet i pasigurt, me gjasë për shkak të lidhjeve të ngushta të Serbisë me Moskën, gjë që kërkon një qasje të kujdesshme” – deklaroi Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

Advertisement